Juventusi ka vazhduar pa fitore edhe në ndeshjen e pestë radhazi, duke pësuar tani nga ekipi i Monzas që deri në këtë xhiro ishte në vendin e fundit në Serie A.
“Zonja e Vjetër” pësoi 1:0 nga Monza në udhëtim.
Gytkjaer shënoi golin vendimtar në minutën e 74-të për skuadrën që u inkuadrua së fundmi në elitën e futbollit italian.
Vlen të përmendet se Juventusi ishte me një lojtar më pak në lojë kur Di Maria u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të.
Juventusi pozicionohet në vendin e tetë me 10 pikë, kurse Monza taniu ka katër pikë në vendin e 18-të.