Roma regjistron fitoren e parë në Evropa Ligë – mposht pa problem Helsnikin

Roma ka arritur fitore ndaj Helsinkit.

Roma ka qenë nikoqire e Helsnikit, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Evropa Ligë, ku edhe fituan 3:0.

0:0 ishte rezultati i 45 minutave të parë në ‘Stadio Ollimpico’.

Roma nuk arriti të realizojë në pjesën e parë ndaj Helsinkit.

Që nga minuta e 15` ekipi mysafir ishin me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Tenhos.

Pavarësisht që romakët janë me një numër më shumë në fushë, nuk kanë arritur të shënojnë.

Por, pjesa e dytë nisi edhe më mirë për ekipin e Jose Mourinhos, pasi tundën rrjetën tri herë.

Fillimisht ishte Paulo Dybala që realizoi, në minutën e 47` të takimit.

Vetëm dy minuta më pas, e dyfishoi epërsinë Lorenzo Pellegrini.

Kurse për epilogun përfundimtar u përkujdes, Andrea Belotti, duke realizuar në minutën e 68`.

Me këtë fitore Roma ka arkëtuar tri pikë në dy ndeshje, kurse Helsinki ka 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *