Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja foli pas ndeshjes ndaj Slavia Pragës.
Daja tha se ekipi më i mirë fitoi sonte, por se ishte shumë i kënaqur poashtu me paraqitjen e skuadrës, por që ishte i detyruar të bëjë disa lëvizje në rreshtim për shkak të mungesave.
“Ekipi më i mirë fitoi sonte. Ata kanë eksperiencë, kanë qenë në grupe të Champions League – kanë luajtur mirë me Interin, Barcelonen”.“Shpresoj që të gjithë sportdashësit kosovarë të jenë të pranishëm në Kosovë dhe të na mbështesin. Sot u desh të bëjmë disa lëvizje taktike për shkak të mungesave që kishim.”, tha Daja.