Drita është ngritur në vendin e parë në Superligën e Kosovës në futboll, duke rrëzuar nga “froni” Gjilanin të cilin e mundi 4:1 në derbin e madh të Anamoravës, në kuadër të javës së shtatë.
“Bardhekaltrit” kanë 14 pikë në vendin e parë, aq sa kanë edhe Gjilani, por me goldallim më të dobët. Drita gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Prishtina është ngritur në vendin e tretë me 11 pikë, pas fitores kundër Malishevës 4:2 në Lipjan.
Të enjten luhen edhe dy takimet e tjera. Trepça ’89 luan si vendase kundër Ferizajt, ndërkohë Dukagjini mirëpret Drenicën.
Përballja ndërmjet Llapit dhe Ballkanit është shtyrë për shkak të ndeshjes së suharekasve në udhëtim te Slavia Praha në Ligën e Konferencës.
TABELA E SUPERLIGËS: