Spektaklin në “Allianz Arena” e fiton Bayerni, Liverpooli triumfon me gol në minutat e fundit

Kryendeshjen e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve e ka fituar Bayern Munich që e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2:0.

“Bavarezët” fituan falë golave të Lucas Hernandez dhe Leroy Sane që shënuan në pjesën e dytë në stadiumin “Allianz Arena” në kuadër të Grupit C.

Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Hernandez me asistimin e Kimmich kaloi Bayernin në avantazh.

Vetëm katër minuta më vonë, Leroy Sane shënoi golin e sigurisë për gjermanët dhe njëherit të fundit për epilogun përfundimtar të takimit.

Bayern Munich ka gjashtë pikë në vendin e parë, kurse Barcelona ka tri pikë në vendin e dytë, aq sa ka Interi një pozitë më poshtë.

Liverpooli ka shënuar fitore në minutat e fundit në përballjen kundër Ajaxit në Grupin A.

Mohamed Salah kaloi “Të Kuqtë” në epërsi pas 17 minutave lojë, me Kudus që barazoi dhjetë minuta më vonë.

Për golin e fitores së Liverpoolit u desh të pritej minuta e 89-të e takimit që Matip të shënonte në portën e holandezëve.

Liverpooli tani ka tri pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Ajaxi në vendin e tretë dhe Napoli në vendin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *