Programi i presidentit të FFK-së, Agim Ademi “Bashkë për futbollin” po gjen zbatim thuajse në të gjitha projektet e parapara për t’u realizuar gjatë viteve te ardhshme.
Një i tillë është projekti për ndërtimin e fushave me bari sintetik. Nga kjo pikë e rëndësishme do të përfitojë futbolli në krejt Kosovën.
Për ndërtimin e një tjetër fushë me bari artificial u dakorduan sot presidenti Ademi dhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.
Ky i fundit priti në zyrën e tij në Fushë Kosovë, të parin e FFK-së, me të cilin nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mbi investimin e një fushe me bari sintetik në Bardhë të Madh.
Përveç këtij projekti, kryetari Berisha dhe presidenti Ademi diskutuan edhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte tjera të cilat janë në shërbim të futbollit.