Përmes një komunikate zyrtare në faqen e klubit, FC Drita e ka bërë të ditur se derbi i qytetit kundër Gjilanit do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Kjo gjë vjen pas vendimit të prerë nga Stacioni Policor në Gjilan i cili ka urdhëruar që mos të ketë tifozë të pranishëm në tribuna.
Klubi i Dritës ka bërë kërkesë që ndeshja të zhvillohet së paku në prezencën e fëmijëve të shkollës së futbollit të saj, por kërkesa nuk është aprovuar me arsyetimin e policisë për shkak të infrastrukturës jo të përshtatshme si dhe sigurisë në stadiumin ndihmës.
Ndeshja derbi mes Dritës e Gjilanit do të zhvillohet të mërkurën, me fillim nga ora 15:00 në Stadiumin Ndihmës.