Rikthimi i futbollit në Premier League mund të rrezikohet nga mungesa e kamionëve televizivë të cilët janë të zënë nga mbulimi 24/7 për funeralin e Mbretëreshës së Anglisë.
Sportsmail ka mësuar se mbajtësit kryesor të të drejtave të Premier League, Sky Sports ka ofruar kamionët televizivë për mbulim të drejtpërdrejtë të funeralit.
Sky Sports do të transmetojë në televizion tetë ndeshje të drejtpërdrejta në të gjithë futbollin fundjavën e ardhshme, duke filluar me Aston Villa – Southampton në Premier League të premten në mbrëmje, e më pas edhe Tottenham – Leicester të nesërmen, dhe Brentford – Arsenal dhe Chelsea – Liverpool të dielën.
Përveç kësaj, Sky ka dy ndeshje të drejtpërdrejta të Championshipit të Shtunën, plus ndeshjet e Premierligës Skoceze dhe Superligës së Femrave.
Sky News po ofron një mbulim special të ngjarjeve në të gjithë vendin deri në funeralin e Mbretëreshës të hënën e ardhshme, gjë që ka ngarkuar tashmë situatën për transmetimin e ndeshjeve.
Mungesa e kamionëve televizivë kuptohet se është shfaqur si një faktor shtesë ndërlikues gjatë bisedimeve për rifillimin e futbollit pas shtyerjes së ndeshjeve në fundjavën e kaluar.