Trajneri i ri i Chelseat e dëshiron Ronaldon qysh në janar

Trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter, dëshiron të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon në janar, sipas një raporti të bujshëm nga Todo Fichajes.

Pronari i Chelseat, Todd Boehly donte të nënshkruante me Ronaldon këtë verë dhe mbajti një takim me agjentin e portugezit Jorge Mendes në korrik.

Marrëveshja ishte gati për t’u nënshkruar dhe shpallur, por më pas ish-trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel bëri bujë dhe kërkoi që ai të mos blihej.

Kështu transferimi u rrëzua dhe Tuchel në vend të kësaj insistoi në nënshkrimin e Pierre-Emerick Aubameyang si sulmuesin e tij të ri nga Barcelona.

Ky episod shtoi tensionin midis Boehly dhe Tuchel, i cili u ngrit gjatë gjithë verës dhe përfundimisht rezultoi në shkarkimin e gjermanit në fillim të kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *