Ish-sulmuesi i Barcelonës, Neymar, i kishte thënë Raphinhas se nuk do të pendohej nëse do të transferohej në “Camp Nou” dhe tani ish-anësori i Leeds United është i kënaqur me vendimin e tij.
Raphinha mund të kishte përfunduar diku tjetër pasi Chelsea ishte shumë i interesuar për shërbimet e tij.
Neymar i kishte thënë Raphinhas që të bënte lëvizjen e “ëndrrave” drejt Barcelonës.
“Kam folur shumë me Neymarin. Ai më tha se nëse vij në Barcelonë nuk do të pendohesha. Dhe ai kishte të drejtë”
“Ëndrra ime ishte të vishja fanellën e Barcelonës. Ky është një klub që e kam ndjekur që kur isha shumë i ri”.
“Që kur erdhi Ronaldinho, fillova të kuptoj pak më shumë për historinë e klubit. Doja të isha pjesë e kësaj”.
“Pra, ajo ëndërr, ato dëshira ishin më të forta se çdo propozim tjetër, pavarësisht sa i fuqishëm ishte financiarisht”, ka thënë Raphinha.