Trajneri i Lille, Paulo Fonseca, nuk do të ketë në dispozicion Edon Zhegrovan për udhëtimin drejt Olympique de Marseille të shtunën në League 1.
Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri në konferencën para ndeshjes. Sulmuesi i Kosovës ka një problem me muskujt dhe pritet të mos jetë i gatshëm as për ndeshjet e kombëtares.
Ai ka luajtur me skuadrën e Lille në pesë ndeshje këtë stinor, por është ende në kërkim të golit të parë.
Lille dhe Marseille do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00.