Ndarja nga jeta e Mbretëreshës, Elizabeth II, pritet të sjellë anulimin e të gjitha ndeshjeve të futbollit në Premier League-n angleze për këtë fundjavë.
Mbretëreshës do t’i jepet një funeral i plotë shtetëror, siç është tradicionale për të shënuar vdekjen e një monarku pasi kombi tani hyn në një periudhë zyrtare zie 12-ditore.
Pas vdekjes së saj, është konfirmuar se të gjitha ngjarjet politike, sportive dhe humoristike janë anuluar për një të ardhme të parashikueshme.
Kjo përfshin Premier League, EFL, SPL dhe lojërat e ligës irlandeze dhe uellsiane, si dhe ngjarjet sportive gjysmë-profesionale dhe amatore.
Pas vdekjes së Princeshës Diana të dielën, më 31 gusht 1997, ndeshja Liverpool kundër Neëcastle United në Premier League e planifikuar të fillonte më vonë atë ditë u shty.
Ndeshjet e Ligës së Futbollit të fundjavës në vijim u zhvendosën gjithashtu për të shmangur përplasjen me funeralin e Dianës, gjë që është një mundësi edhe këtë herë.
The Premier League is deeply saddened to hear of the passing of Her Majesty The Queen, Elizabeth II. Our thoughts and condolences are with The Royal Family and everyone around the world mourning the loss of Her Majesty. pic.twitter.com/UlaLXEOdke
— Premier League (@premierleague) September 8, 2022