Trajneri i Cluj: Ky Ballkan është i fortë, nuk i mposht as Sllavia e as Sivaspori

Trajneri i kampionit të Rumanisë, CFR Cluj, Dan Petrescu e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë kampionin e Kosovës, Ballkanin pas ndeshjes së zhvilluar në “Fadil Vokrri” që përfundoi me barazim 1-1, ku mysafirët realizuan në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, Petrescu ka thënë se Ballkani është shumë skuadër e fortë dhe se do të jetë rival i fortë edhe për dy rivalët tjerë të grupit, Sllavia Pragën dhe Sivasportin.

“E kam njohur Ballkanin dhe nuk u surprizova, pasi i kam parë tetë ndeshje të tyre së fundmi. E di për siguri që ata në këtë stadium nuk mund t’i mposhtin as Slavia as Sivasspori. Kemi mundësi për ta kaluar grupin, por po ashtu edhe Ballkani ka mundësi të mira”, ka thënë ai.

Ballkani dhe CFR Cluj janë pjesë e Grupit G të Ligës së Konferencës ku bëjnë pjesë edhe Sllavia Praga dhe Sivaspori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *