Rashica, Icardi, Mertens – Ky do të jetë formacioni i “çmendur” i Galatasaray

Milot Rashica tashmë ndodhet në Stamboll.

Futbollisti kosovar do të kryej sot testet mjekësore tek skuadra e Galatasaray.

Ai është pritur në aeroportin e Stambollit nga tifozët verdhekuq, derisa ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për televizionin e klubit.

“Është diçka e bukur të jesh këtu dhe jam shumë i lumtur”, tha me pak fjalë ai.

Mediat turke kanë publikuar formacionin e skuadrës turke që pritet të jetë me ardhjet e reja. Rashica pritet të luajë me yjet e futbollit evropian siç janë: Icardi, Mertens, Torreria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *