Mediat spanjolle raportojnë për lëndimin e Benzemas, kaq do të mungojë sulmuesi i Real Madridit

Karim Benzema i është nënshtruar testit të gjurit pas lëndimit.

Sulmuesi i Real Madridit do të ketë një pauzë të shkurtër.

Benzema u lëndua në ndeshjen e djeshme ndaj Celtic në Champions League. Francezi u larguan nga fusha në pjesën e parë.

Megjithatë, duket se do të përfundojë frika e tifozëve madrilenë, pasi testet e Benzema tregojnë se ai nuk do të mungojë gjatë.

“AS” raporton se Benzema nuk ka dëmtuar meniskun, lëndim i cili të mban gjatë jashtë fushave.

Kapiteni i Real Madridit pritet të pushojë për 7-10 ditë. Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë në ndeshjen e radhës në La Liga kundër Mallorcas.

Në rrezik është edhe performanca e tij në xhiron e radhës të Champions League kundër RB Leipzig.

Ai pritet të luajë në derbin me Atleticon që do të zhvillohet më 18 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *