Në korrik PSG-ja kishte të printuar “GOAT” në mëngët e fanellat e tyre, pas kooperimit me platformën e veshjeve në internet. Shefi i partneriteteve të PSG-së, Marc Armstrong, tha për bashkëpunimin në prill: “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim GOAT në familjen e Paris Saint-Germain.
Falë këtij partneriteti, GOAT i bashkohet listës së ngushtë të partnerëve të klubit të pranishëm në fanellat tona emblematike. GOAT është partneri ideal për klubin.
Ai përforcon pozicionin tonë si një ikonë e sportit dhe stilit me fansa në mbarë botën. Së bashku, ne do të zhvillojmë përvoja emocionuese dhe kreative për të kënaqur fansat kudo që janë”, , shkruan Telesport
Natyrisht, shumë tifozë të futbollit bënë menjëherë lidhjen me Lionel Messin, ku shumë e konsiderojnë argjentinasin si GOAT (më i madhi i të gjitha kohërave). Ndërsa GOAT mund të shihet e printuar në krahët e fanellave të PSG-së këtë sezon, tifozët vunë re diçka të pazakontë në fanellën e tyre të stërvitjes (nxehjes), të martën në mbrëmje.
Kjo për shkak se GOAT nuk shihej askund në krahët e lojtarëve të PSG-së në fanellën e bardhë të stërvitjes përpara ndeshjes kundër Juventusit. Megjithatë, ajo u pa në mëngën e një ylli, Lionel Messi. Me të vërtetë shumë domethënëse.
Noticed how they printed “GOAT” only on Messi's sleeve ?pic.twitter.com/oHTo1fRBKz
— ARYESH ? (@aryesh_10) September 6, 2022