Chelsea ka nisur me disfatë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, duke pësuar nga Dinamo Zagrebi në Kroaci.
“Blutë” e Londrës u mposhtën 1:0 nga Dinamo në stadiumin “Maksimir” në Zagreb.
Orsiq ishte heroi i vendasve i cili realizoi golin e vetëm që doli të ishte i fitores në minutën e 13-të të takimit.
Dinamo kishte edhe një rast tjetër të artë në pjesën e parë, por goditjen e Ademit e largoi me vështirësi portieri Kepa duke e dërguar atë në shtyllë.
Chelsea kishte iniciativën në pjesën e dytë të takimit, por që nuk ia dolën që të paktën ta shmangin humbjen.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja debutoi në Ligën e Kampionëve me Chelsean në minutën e 60-të, por pa lënë gjurmë në këtë sfidë.
Dinamo Zagrebi dhe Chelsea bëjnë pjesë në Grupin E me Salzburgun dhe Milanin.