Revolucion! Sot futet teknologjia e re automatike në UEFA Champions League

Dinamo Zagreb dhe Chelsea takohen në xhiron e parë të fazës së grupeve të Champions League në Maksimir nga ora 18:45.

Këto dy skuadra do të luajnë për herë të parë në Champions League në një ndeshje ku do të përdoret SAOT. Është një teknologji gjysmë automatike që iu mundëson gjyqtarëve të sinjalizojnë më shpejtë pozitat jashtë loje.

Projektit i është dhënë drita jeshile dhe do të jetë në përdorim gjatë Kupës së Botës në Katar në fund të vitit. Kjo teknologji tashmë është shfaqur shkurtimisht gjatë Kupës së Botës për Klube në shkurt dhe në Superkupën e Evropës, në të cilën luajtën Eintracht Frankfurt dhe Real Madrid.

Arsyeja kryesore e futjes së SAOT është pakënaqësia e tifozëve për pritjen e gjatë për vendimin përfundimtar të dhomës VAR dhe gjyqtarit, si dhe janë vërejtur parregullsi të shumta gjatë përdorimit të sistemit VAR, gjë që ka krijuar mosbesim te lojtarët, trajnerët dhe tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *