FIBA pezullon gjyqtarët e ndeshjes Lituani-Gjermani

Gjyqtari italian Manuel Mazoni dhe polakët Vojciech Liska dhe Mihal Prok u pezulluan nga Kampionati Europian, për arbitrim të dobët në ndeshjen mes Lituanisë dhe Gjermanisë.

Gazetari grek Giorgos Zakas raporton se këta tre arbitra nuk do të drejtojnë asnjë ndeshje në Kampionatin e 41-të Europian të Basketbollit.

Lituanezët u dëmtuan rëndë ndaj Gjermanisë në Kampionatin Evropian. Në çerekun e tretë, ata humbën një gjuajtje të lirë, të cilën duhej të ekzekutonin, pasi që trajneri gjerman Gordon Herbert u ndëhskua me gabim teknik. Në fund, Lituania pësoi disfatë, pas dy shtesave dhe rezultatit përfundimtar 109:107.

Pas ndeshjes, lituanezët bënë një ankesë, të cilën FIBA ​​e refuzoi në fillim, por tani ka reaguar menjëherë dhe ka pëzulluar 3 arbitrat e kësaj sfide. Pas tre xhirove në Grupin B, Gjermania ka tri fitore, ndërsa Lituania ka shënuar tri humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *