Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri.
Sezoni 2022/2023 fillon sot, me disa ndeshje fantastike që do të luhen në arenat e ndryshme në evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.
PSG – Juventus, cilësohet si ndeshja më interesante e mbrëmjes, me dy skuadrat që do të përballen në ‘Parc des Princes’.
Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Dinamo Zagreb dhe Chelsea, atje ku sulmuesi shqiptar, Armando Broja mund të jetë titullar në formacionin e Tuchel.
Milani e fillon aventurën evropiane në Austri, Salzburgu do të jetë kundërshtari i skuadrës së Piolit. Kampioni në fuqi Real Madrid do të përballet me skuadrën e Celtic, kurse Manchester City do të luajë në transfertë me Sevillan.