Kjo është gjendja tabelare në Superligën e Kosovës pas pesë xhirove të zhvilluara

Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës përfundoi dje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro ishte derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit që u luajt në prezencë të shumë tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ballkani doli triumfues duke e mposhtur Prishtinën në shtëpi me rezultat minimal 1-0.

Pas xhiros së 5’të tabelën e Superligës së Kosovës e kryeson Gjilani me 13 pikë nga 5 ndeshje të luajtura, kurse Ballkani pozicionohet e dyta me 9 pikë nga tri
takime të zhvilluara, kurse në fund të tabelës pozicionohen: Ferizaj, Trepça ’89 dhe Dukagjini me 3, 2 dhe përkatësisht 1 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë që Ballkani nuk ka luajtur dy takime për shkak të angazhimeve në garat evropiane.

Ja gjendja e plotë tabelare:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *