Arsenal kishte tentuar një lëvizje të madhe në ditët e fundit të merkatos së verës.
‘Gunners’ synuan të bënin një lëvizje para fundit të merkatos dhe në radar kanë pasur yllin e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës.
Raportime të ‘El Nacional’ bëjnë të ditur se Arsenal tentuan të nënshkruanin me Ferran Torres, para mbylljes së merkatos.
Lojtari kalonte në ‘Camp Nou’ nga Manchester City, gjatë muajit janar, për 55 milionë euro. Ai nuk do t’i ketë minutat maksimale këtë edicion.
‘Gunners’ tentuan të merrnin kartonin e tij me 30 milionë euro, por Xavi insistoi që lojtari të qëndronte dhe oferta të refuzohej.