Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi ka dalë me një video-mesazh për tifozët “Plisat” një ditë para ndeshjes kundër Ballkanit.
Prishtina do ta zhvillojë nesër ndeshjen e parë për këtë sezon në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet interesim i jashtëzakonshëm nga tifozët e kryeqytetit.
Në video mesazhin e publikuar nga Munshi, ai bënë ftesë për mobilizim sa më të madh, teksa shpreson se fitorja do ti takojë atyre.
“Ftese per krejt plisat tone me na u bashkangjit neser ne lojen e pare vendas në stadionin e qytetit “Fadil Vokrri”, ku lujme kunder Ballkan-it te Suharekes. Mysafireve respekt neser, por me ndihmen e plisave e perkrahjen e krejt prishtinalive, 3-piket po mbesin ne KRYEQYTET kismet”, thuhet në mbishkrimin e videos.