Java e pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll që luhet këtë vikend pritet të sjellë disa ndeshje mjaft interesante.
Padyshim vëmendja do të jetë në “Fadil Vokrri” aty ku ndeshen Prishtina e Ballkani dy rivalë bukur të mëdhenj në vitet e fundit.
Komisioni për delegimin e gjyqtarëve ndarjen e drejtësisë në këtë takim ia ka besuar arbitrit Visar Kastrati.
Një sfidë joshëse është edhe ajo në Gjilan ku Drita e pret Llapin derisa “bilbili kryesor” do të jetë Mentor Ajeti.
Me poshtë gjeni komplet delegimin për javën e 5-të në Superligë.