Erling Haaland nuk ka zhgënyer aspak drejtuesit dhe tifozët e Manchester City-t në Premier League, gjatë këtij fillim sezoni.
Norvegjezi është duke e treguar veten, pasi ka arritur të shënojë një gol për çdo 15 prekje që ka pasur me topin.
City ka luajtur 4 ndeshje në kampionat, në të cilat Haaland ka qenë titullar dhe ka shënuar plot gjashtë gola.
Në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace, sulmuesi shënoi një het-trick.