Adnan Januzaj me shumë gjasë pritet karrierën ta vazhdojë te klubi tjetër i La Ligës, Sevilla.
Sipas asaj që raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, thuhet se Januzaj do të mbërrijë sonte në Sevilla për të diskutuar detajet e fundit me drejtuesit e klubit andaluzian.
Në rast se arrihet marrëveshja sonte, Januzaj të mërkurën do të nënshkruajë me klubin e Sevillas.
“Sevilla është gati të nënshkruajë me Adnan Januzaj! Është thënë se Adnani do të mbërrijë në Sevilla sonte në mënyrë që të diskutojë detajet përfundimtare dhe më pas të nënshkruajë të mërkurën për transferim të lirë” – njofton Romano në Tëitter.
Sevilla are set to sign Adnan Januzaj! Been told Adnan will arrive in Sevilla tonight in order to discuss the final details and then sign on Wednesday on free transfer. ?⚪️? #Sevilla
Januzaj will replace Ocampos who’s heading to Ajax on permanent deal. pic.twitter.com/XMJ4A0Nwc8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 30, 2022