Chelsea ka arritur marrëveshje personale me Pierre-Emerick Aubameyang por tani duhet të paguajë 25 milionë euro, çmimi që po e kërkon Barcelona për të
Chelsea ka bërë hapa edhe më të mëdha drejt nënshkrimit të Aubameyang, mëson Goal, pasi që ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin. Barça kërkon 21.4 milionë funte për gabonezin dhe bisedimet mes klubeve janë duke ecur mirë.
Aubameyang pritet që të nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën nga Stamford Bridge me opsion për një vit më shumë. Lojtari shpreson që e ardhmja e tij të vendoset shpejt, pasi që ai për momentin është duke qëndruar në një hotel pasi që ishte viktimë e një vjedhje të dhunshme në shtëpinë e tij javën e kaluar. Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka lidhje të ngushtë me Aubameyang të cilën e krijuan sa gjermani ishte trajner i Borussia Dortmund, kurse pas një fillimi jo edhe aq të mirë në sezonin e ri, gabonezi pritet që të jetë përsëri në Londër.
Barcelona shpreson që largimi i Aubameyang – dhe largimi i mundshëm i Miralem Pjanic – do të lironte fonde për ta forcuar edhe më shumë skuadrën këtë afat kalimtar. Goal mëson se ata besojnë se do të arrin t’i sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të majtë të Chelsea, Alonso.
Chelsea duhet të ja dal të luajë pa Aubameyang për ndeshjet e ardhshme ku ata do të udhëtojnë për në St Mary Stadium ku do të luajnë kundër Sothamptonin sonte (e marte) në mbrëmje.