Manchester United është skuadra e cila ka këmbëngulur për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong.
Erik ten Hag e ishte kthyer ish-lojtarin e Ajax në një objektiv të skuadrës së tij gjatë kësaj merkatoje vere, e cila pas shumë peripecish duket se më në fund do të ketë një fund të lumtur për të dyja palët.
Sipas “Mirror Football” holandezi është parë të niset drejt Londrës, ndërsa raportohet se do të ketë një takim me drejtues të United për të diskutuar detajet e një marrëveshje të mundshme mes tyre.
Nëse gjithçka mes palëve arrihet, Barcelona kërkon 70 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin e saj.
The saga continues…
Frenkie de Jong at Airport, direction London. [@10JoseAlvarez via @elchiringuitotv] pic.twitter.com/OZZrkQHzx9
— The United Stand (@UnitedStandMUFC) August 29, 2022