Futbolli i Kosovës tashmë nuk është i panjohur për emrat e mëdhenj të futbollit botëror.
Paraqitjet e mira të Kombëtares së Kosovës, ngritja e nivelit të kampionatit, investimet e mëdha në futbollin tonë si dhe suksesi historik i Ballkanit në Konference League, ka bërë që emra të njohur të interesohen për vendin tonë.
Numri një i FFK-së, Agim Ademi ka paralajmëruar dy ardhje shumë të mëdha në vendin tonë në muajin tetor.
Legjenda portugeze Luis Figo, dhe legjenda kroate Zvonimir Boban, me ftesë të Agim Ademit do ta do ta vizitojnë Kosovën dhe nga afër do të njohën për të arriturat e futbollit tonë.
“Legjenda kroate, i mirënjohuri dhe idhulli i shumë kosovarëve, Zvonimir Boban, në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe legjenda portugeze, Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s, së bashku me zyrtarë tjerë të këtij institucioni do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook.