Ballkani – Shkupi, kjo ekip favorizohet nga bastet ndërkombëtare

Ballkani i Therandës sot (20.00) ka rastin më të mirë që të futet në histori, si skuadra e parë e Kosovës, që futet në fazën e grupeve të Conference League në futboll.

Kampioni i Kosovës, ka përparësinë e terrenit (“Fadil Vokrri”, Prishtinë), ka epërsinë në rezultat ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Shkupi.

Përballja mes dy skuadrave shqiptare, Ballkanit dhe Shkupit, zgjon kureshtje të madhe të dashamirëve të kësaj loje.

Therandasit e fituan takimin e parë me rezultat 2:1, ndërsa sonte luhet sfida e kthimit kualifikues e play-off-it të Conference League.

Ballkanit i mjafton edhe barazimi. Edhe Shkupi synon historinë, për herë të parë të jetë në fazën e grupeve

Sipas basteve ndërkombëtare, “10 Bet”, Ballkani hiqet favorit, 2.15 e ka koeficientin për fitore, 3.15 për barazim dhe 3.00 për triumfin e rivalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *