Skuadra e Malishevës ka mposhtur Ferizajn me rezultatin 3-1.
Alban Shillova shënoi golin e parë në ndeshje nga pika e penalltisë në minutën e 19’të, me ç’rast pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, Ferizaj mbeti me 10 futbollistë, teksa Hazrrolaj 72′ dhe Bleart Tolaj 77′ shënuan për Malishevën.
Golin e nderit për Ferizajn e shënoi Gentrit Halili në fundin e duelit.
Ndeshja tjetër mes Drenicës dhe Gjilanit përfundoi pa gola 0:0.
Drenica merr pikët e para në Superligën e Kosovës, kurse Gjilani ndalet për herë të parë këtë edicion.
Në minutat e fundit të duelit, Arbnor Ramadani i Gjilanit dhe Armend Abazi i Drenicës u ndëshkuan me karton të kuq.