Xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në futboll do të hapet sot me dy ndeshje mjaftë interesante.
Drenica e cila ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para sot do të ballafaqohet me Gjilanin që është lider i tabelës me dy fitore në dy ndeshjet e para.
Një sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Liman Gegaj”, aty ku Malisheva e pret Ferizajn.
Nga dy ndeshjet e para, Ferizaj që drejtohet nga trajneri Arbnor Morjna ka një humbje dhe një barazim, kuse Malisheva e trajnerit Arsim Thaçi ka zhvilluar vetëm një ndeshje dhe është mposhtur nga Gjilani me rezultat 1-0.
Të dy ndeshjet startojnë nga ora 17:00.