Barcelona po punon për të larguar Pierre Aubameyangun dhe Memphis Dapayn, por mund marr një lojtar me kosto zero për të kompletuar skuadrën.
Xavi tashmë ka lënë të kuptohet se ata do të vlerësojnë përbërjen e skuadrës pasi të përfundojnë largimet dhe më pas do të marrin vendime.
Për momentin, klubi po mbledh oferta, disa interesante e të tjera më të çuditshme.
Emrat e Andrea Belottit, Edinson Cavanit apo edhe ai i Adnan Januzajt kanë qenë në tavolinë si mundësi për sulmin në ditët e fundit.
Operacionet e Memphis dhe Aubameyang nuk janë të lehta, por klubi po punon më seriozisht në një opsion, krahas largimeve.
Klubi është i fokusuar në largimin e pesë lojtarëve dhe sjelljen e një ose dy mbrojtësve të krahut dhe transferimit kryesor, atë të Bernardo Silvas, i cili do të vije vetëm nëse De Jong e shkurton pagën përgjysmë ose vendos të shkojë në Manchester United.
Nëse mbyllen këto, atëherë klubi do të kërkojë edhe një sulmues, për t’i dhënë pushim Robert Lewandowskit, e ku edhe emri i Januzajt është në opsion.