Neymar ka rigjetur formën e tij më të mirë. Atëherë kur të gjithë prisnin shpërthimin e Mbappe apo dhe një ndikim më të madh të Messit, Neymar ka rrëmbyer statusin e liderit te PSG.
Në katër ndeshjet e para të sezonit, duke nisur nga Superkupa ndaj Nantes dhe tre ndeshje e para të Ligue 1, braziliani ka regjistruar statistika të frikshme.
Neymar në 360 minutat e para ka koleksionuar shtatë gola dhe gjashtë asist personal, shifra këto që tregojnë formën e mirë që po kalon braziliani.