Ja sa para fituan mbrëmë Usyk e Joshua

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk kanë fituar mbi 35 milionë euro secili për ndeshjen e tyre të unifikuar të titullit në peshën e rëndë që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.

Zyrtarët e Arabisë Saudite kanë ndarë rreth 77 milionë euro për të organizuar ndeshjen e peshave të rënda, me dyshen që do t’i ndajë paratë 50-50.

Herën e fundit që Joshua shkoi në Lindjen e Mesme për të luftuar në Riad, ai fitoi shumë më shumë se Andy Ruiz Jr, i cili ishte kampion në fillim të meçit, për shkak të kontratës së tyre fillestare dhe klauzolës së revanshit.

Por për shkak se Usyk ishte një sfidues i detyrueshëm për rripat e Joshuas kur u takuan në shtator, Eddie Hearn dhe Matchroom Boxing kishin më pak kontroll mbi ndarjen e pagesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *