Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar kampionin e Kosovës Ballkanin për fitoren e sotme ndaj Shkupit në Conference League.
Ademi e ka cilësar si sukses tē madh me shpresë se edhe në takimin e dytë do ta ketë të njëjten pērformancë.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Urime fitorja FC Ballkani ??⚽️??
Një tjetër paraqitje fantastike e kampionit tonë në UEFA Conference League.
Fitorja si mysafirë në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it, në duel me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi, u jep forcë dhe ua shton vetëbesimin djelmoshave portokallezi për ta realizuar atë që deri më tash nuk e ka arritur asnjë skuadër e jona – pjesëmarrjen në fazën e grupeve të një gare evropiane.
Përgëzoj futbollistët e FC Ballkani, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët ‘Xhebrailat’ për këtë sukses, me shpresë për paraqitje dinjitoze dhe sukses edhe në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Është fat i mirë që njëra prej dy skuadrave shqiptare do të kualifikohet në fazën e grupeve, por natyrshëm në këtë rast duam dhe urojmë që të jetë FC Ballkani.
Urime e ju priftë e mbara!
A.A.