Ish e dashura që thuhet se u rrah nga futbollisti kosovar: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar.

Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.

Madje, bukuroshja kosovare, e cila thuhet se u rrah nga futbollisti, para se të nxirrej me dhunë nga shtëpia, thotë se Berisha shkonte i dehur në shtëpi.


“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, kemi jetuar bashkë për 1 vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ka shkruar Vllasaliu në rrjetet sociale, përcjell mediumi turk “Cumhuriyet”.

Pas këtij mesazhi, të publikuar nga ajo në “Twitter”, një përdorues e pyeti: “Cilat janë faktet me të cilat ai nuk është përballur? Pse nuk guxoni t’i thoni ato?”.

Ish e dashura e futbollistit nuk hezitoi t’i përgjigjej komentuesit.


“Deri në orën 4 të mëngjesit nuk duhet ta lini një grua vetëm në shtëpi. Një natë para ndeshjes ai ishte argëtuar me miqtë e tij deri në orët e vona të natës dhe erdhi në shtëpi i dehur. Ai më tha diçka dhe unë e ofendova. Paç fat me alkoolin”, ka shkruar tutje ajo.

Çifti është ndarë qe disa muaj pasi mediat turke raportuan se Berisha e kishte sulmuar fizikisht të dashurën dhe e kishte përzënë nga shtëpia, vetëm pak para martesës së tyre të planifikuar.

Tash, Fenerbahçe e ka nxjerrë futbollistin në listën e shitjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Salzburgut të përfundojë në Premierligë ose në Bundesligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *