PSG është në kërkim të një mbrojtësi. Parisienët gjatë gjithë verës janë lidhur me një transferimit të mundshëm të Milan Skriniar te ekipi i Galtieri.
Mbrojtësi i Interit pëlqehet shumë nga kampionët e Francës. Sipas asaj që shkruan Le Parisien, PSG nuk shkon më shumë se një ofertë 60 milionë euro.
Kjo shifër konsiderohet e ulët nga zikaltërit. Drejtuesit e klubit nga Milano do pranonin vetëm një propozim 80 milionë euro. Diferenca mes palëve mbetet por në ditët e fundit të merkatos nuk përjashtohet kryerja e operacionit me një çmim të mesëm.
Milan Skriniar është në qendër të projektit të Simone Inzaghit te Interi dhe pikërisht ky fakt po komplikon akoma më shumë gjërat.