Lojtari i Veronas ia thyen dhëmbin bashkëlojtarit të tij gjatë festës së golit, pamjet bëhen virale në botë

Verona humbi ndaj Napolit 5:2 në xhiron e parë të Serie A. Verona kaloi në epërsi 1:0 me golin e Kevin Lasagna në minutën e 29-të, por Napoli barazoi gjithçka me Kvicha Kvaratskhelia në të 37-ën dhe Victor Osimhen në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë përmbysi gjithçka.

Verona barazoi në minutën e 48-të me golin e debutuesit Thomas Henry, por më pas mysafirët kaluan në epërsi të re me Piotr Zielinski që shënoi në minutën e 55-të për 2:3, ndërsa dhjetë minuta më vonë Stanislav Lobotka shënoi për 2:4. Marco Politano shënoi për rezultatin final 2:5 në minutën e 79-të.

Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në minutën e 48-të me golin e Henryt. Teksa festonte golin, sulmuesi francez goditi në fytyrë bashkëlojtarin e tij Kevin Lasagna, i cili vrapoi për ta përqafuar gjatë festës. Henry ia theu dhëmbin Lasagnas dhe shërbimi mjekësor duhej të reagonte menjëherë për të ndihmuar italianin e ‘nokautuar’. Henry luajti deri në minutën e 59-të dhe Lasagna deri në të 72-tën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *