Mërgim Berisha vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së disa prej klubeve evropiane pasi Fenerbahçe e vendosi në listën e transfereve.
Sulmuesi kosovar po pëlqehet mbi të gjitha nga Leeds United.
Klubi anglez i ka bërë gati 2 milionë euro për kartonin e futbollistit nga Suhareka.
Por, klubi turk i kërkon hiç më pak se 5 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Salzburgut.
Përfaqësuesi U-21 i Gjermanisë do ta mirëpriste një përvojë të re në Premierligë pasi e ka përvojën e duhur për ta bërë hapin e radhës në karrierë, ndërsa i ka realizuar 76 gola në 200 ndeshje në futbollin profesionist.
Sipas mediave turke, klubi anglez do ta nisë një tjetër ofanzivë për sulmuesin, i cili nuk e tregoi veten sa duhet në Turqi.
Mbetet të shihet nëse oferta e re e klubit “Të bardhë” do ta bindë klubin nga Stambolli për të hequr dorë nga Berisha, shkruan “Gazeta Express”.
Krahas klubit nga “Elland Road”, Berishën e pëlqejnë edhe në Gjermani, mbi të gjitha Stuttgarti.
Në ditët në vazhdim do të zbulohet e ardhmja e Berishës, i cili pëlqehet tej mase nga trajneri i Leedsit, Jesse Marsch, me të cilin kishte punuar së bashku në Austri.