Pas humbjes 2:1 në shtëpi nga Brighton në startin e sezonit të ri të Premierligës, Manchester United pësoi një debakli si mysafir ndaj Brentford në raundin e dytë të shtunën, ku mori një humbje 4:0. Erik ten Hag fajësoi lojtarët për humbjen dhe u bëri thirrje të marrin përgjegjësinë.
Se sa i nervozuar ishte trajneri i ri i United me skuadrën e tij, shihet në vendimin e tij për të anuluar ditën e planifikuar të pushimit dhe për të caktuar një seancë të jashtëzakonshme stërvitore të dielën. Mediat angleze shkruajnë se holandezi i ndëshkoi lojtarët duke i detyruar të vrapojnë 13.8 kilometra, që nuk është një numër i rastësishëm. Kaq vrapuan më shumë lojtarët e Brentford-it kolektivisht sesa ata të United.
Pas dy xhirove të Premierligës, Manchester United është në fund të tabelës pa pikë dhe me golaverazhë 1:6, ndaj pikët e para do të kërkojë të hënën e ardhshme, më 22 gusht, në derbin e madh në Old Trafford kundër Liverpoolit.