Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka treguar se mund të ketë ende blerje të tjera në skuadrën e Xavit.
Gjigantët katalanas kanë nënshkruar me lojtarë si Robert Lewandowski, Andreas Christensen, Franck Kessie, Raphinha dhe Jules Kounde këtë verë.
Megjithatë, ndërsa katër nga pesë përforcimet u regjistruan të premten në kohën e duhur për ndeshjen hapëse të ligës të së shtunës pasi klubi shiti 24.5% të Barca Studios, Barcelona ende nuk ishte në gjendje të përfundonte regjistrimin e Koundes.
Pavarësisht se fatura e tyre aktuale e pagave i pengon lojtarët të regjistrohen, Laporta ka refuzuar të përjashtojë nënshkrime të tjera brenda këtij afati kalimtar.
Duke folur për “DAZN” pas barazimit pa gola të Barcelonës me Rayo Vallecanon, presidenti i klubit tha: “Largimet janë ende duke u punuar. Ka ende kohë për disa inkorporime në ekip”.
Bernardo Silva është lidhur me klubin e La Ligës, ndërsa Marcos Alonso mund të transferohet nga Chelsea, por që nënshkrimet e reja të kompletohen, duhet të ketë shitje lojtarësh.
Barcelona po kërkon të lirohet nga Frenkie de Jong, i cili po ndiqet nga Manchester United dhe Chelsea, ndërsa lojtarë si Memphis Depay dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë lidhur me largime gjithashtu.