2:1 është rezultati i kohës së rregullt, në ndeshja e kthimit, e vlefshme për kualifikueset në Ligën e Konferencës, në mes Klaksvik – Ballkani.
U zhvillua një pjesë e parë me jo shumë raste nga ekipi kosovar.
Ishte Korenica që kishte mundësinë më të mirë për Ballkanin, por që nuk u tregua i saktë.
Në anën tjetër ekipi mysafirë krijuan disa raste, por as ata nuk ishin konkret.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, shënoi Krasniqi, por që gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje.
Në pjesë e dytë u shënuan tri gola, dy nga vendasit një nga ekipi kosovar.
Në minutën e 56` ishte Mikkelson që shënoi dhe i dhuroi epërsinë ekipit vendas.
Ermal Krasniqi shënoi në të 83` për të barazuar ndeshjen në 1:1.
Kur po mendohej se gjithçka kishte përfunduar, ishte Da Sivla që shënoi për Klaksvik, duke i dhuruar sërish epërsinë.
Kështu me rezultat të përgjithshëm 4:4 ndeshja shkon në vazhdime.