Është raportuar se Barcelona kanë krijuar bashkërisht një kompani dhe kanë përdorur paratë e saj për të blerë asete dhe për të rritur vlerën e shitjeve.
Sipas radios spanjolle COPE, klubi katalanas ka vënë 150 milionë euro nga paratë e veta për të rritur çmimin e shitjes së dy levave të tyre të para, që përfshinin shitjen 25 për qind të të drejtave të tyre televizive ndaj grupit të kapitalit privat amerikan, “Sixth Street”.
Në qershor, “Sixth Street” bleu 10 për qind, përpara se të blinte 15 për qind shtesë në korrik të të drejtave televizive.
Barcelona tha në deklaratën e tyre zyrtare se i shitën të drejtat televizive për 667 milionë euro, por “Six Street” pagoi vetëm 517 euro, ndërsa 150 milionë euro të mbetura thuhet se vijnë nga paratë e Barcelonës.
U raportua se Barcelona nuk i shiti drejtpërdrejt të drejtat e saj televizive për “Six Street”, ata vendosën të krijonin një kompani të tretë në të cilën “Sixth Street” investoi 517 milionë euro, ndërsa Barcelona investoi 150 milionë euro.
Ndërsa klubi mori vetëm 517 milionë euro nga shitja, ata deklaruan shitjen si 667 milionë euro, ku përfshiheshin 150 milionë euro që duhej të shpenzonin. Ata arritën të amortizonin 150 milionë euro gjatë 25 viteve të ardhshme, që do të thoshte se librat tregonin vetëm një shpenzim prej 6 milionë eurosh. Kjo gjeneroi 144 milionë euro shtesë mbi 517 milionë euro që ata morën.
Incredible. Spanish radio claim Barcelona jointly set-up a holdings company to which it paid €150m of its own money to buy its own assets (to inflate value of sale). La Liga rejected it as not "new" money. Barça must now pay €37.5m tax on this payment.https://t.co/tCBQH64e3Z
— Colin Millar (@Millar_Colin) August 8, 2022
Në terma shumë më të thjeshtë, paratë nuk ekzistonin pasi ishin thjesht mashtrimet e kontabilitetit.
Megjithatë, La Liga nuk e pranoi këtë si të ardhura të duhura për llogaritjet e kufirit të pagave. Si rezultat, klubi ende nuk ka regjistruar asnjë nga nënshkrimet e tyre të verës.
Përveç problemeve të tyre tashmë në rritje, marrëveshja thuhet se do të klasifikohet si “Fitime Kapitale”, që do të thotë se ata do të duhet të paguajnë një taksë mbi fitimet kapitale, në Spanjë taksa është rreth 23 për qind.
Prandaj, pasi u përpoqën dhe nuk arritën të bëjnë një mashtrim kontabilist, tani ata duhet të paguajnë një taksë shtesë prej 37.5 milionë euro.
This breakdown of the Barcelona situation..
??? pic.twitter.com/1YeyviBZBH
— Footy Accumulators (@FootyAccums) August 8, 2022
Deri më tani këtë verë, Barcelona ka shpenzuar para për një numër nënshkrimesh të reja. Andreas Christensen, Franck Kessie, Robert Leëandoëski, Raphinha dhe Jules Kounde kanë mbërritur të gjithë në “Camp Nou”. Nëse ata do të jenë në gjendje të luajnë për ekipin në ndeshjen e tyre hapëse në La Liga kundër Rayo Vallecano, mbetet për t’u parë.
Ndërkohë, klubi vazhdon përpjekjet për largimin e disa lojtarëve për të balancuar nivelin e pagave. Në krye të listës së tyre të padëshiruar është mesfushori Frenkie de Jong, i cili aktualisht është fituesi më i madh i klubit. Megjithatë, 25-vjeçari thuhet se është i vendosur të qëndrojë te Barcelona dhe po refuzon një largim në drejtim të Ligës Premier, aty ku e kërkojnë Manchester United dhe Chelsea.