Broja zhgënjen në miqësore, shpërdoron tri raste shumë të mira

Chelsea ka shënuar fitore edhe në miqësoren e sotme ndaj Udineses, pas asaj të së premtes me rezultatin 3:1.

Këtë të shtunë, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel shënoi fitore me rezultatin 0:2.

Ruben Loftus-Cheek (45+1’) dhe Hakim Ziyech (56’, penallti) shënuan golat e fitores për “Blutë”.

Në këtë ndeshje nga fillimi luajti Armando Broja, por sulmuesi shqiptar nuk ia doli të dëshmohet.

20-vjeçari luajti tërë pjesën e parë, por humbi tri raste të mira shënimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *