Afrim Tovërlani është emëruar shef i shtabit teknik te Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll.
Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur sot nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës.
“KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.
Afrim Tovërlani është trajner i mirënjohur dhe më i suksesshmi në futbollin e Kosovës ndër vite.
Tovërlani dikur ish-futbollist, ka drejtuar disa nga top klubet kosovare të futbollit teksa është shpallur disa herë kampion i vendit.