Xherdan Shaqiri është rikthyer protagonist në MLS, elitën e kampionatit amerikan teksa në ndeshjen që skuadra e tij Chicago Fire fitoi në transfertë ndaj Vancouver Whitecaps me rezultatin 1-3.
Ishte pikërisht sulmuesi i lindur në Gjilan ai që hapi llogaritë e takimit në minutën e 13-të teksa në hyrje të zonës kundërshtare gjeti cepin e portës për të mos i lënë asnjë shans reagimi portierit kundërshtar.
Xherdan Shaqiri with the right foot puts #cf97 in front! ? pic.twitter.com/8vhTWH4n7P
— Major League Soccer (@MLS) July 24, 2022
Një nga të veçantat e golit të shënuar nga Shaqiri është se ai erdhi me këmbën e djathtë të sulmuesit i cili është një “sallaks” natyral dhe shpeshherë dhuron perla nga kënde të vështira.
Megjithatë, në këtë rast edhe e djathta nuk e ka lënë në baltë 30-vjeçarin që regjistroi golin e katërt me fanellën e Chicago në 18 paraqitje të regjistruara.
Por, për ta bërë edhe më madhështore paraqitjen në këtë ndeshje, Shaqiri dhuroi edhe asistin e golit të tretë për Chicago Fire duke mbërritur në kuotën e 9 asisteve, shifra të cilat e shndërrojnë Shaqirin padyshim në yllin e skuadrës amerikane.
Pas këtij trepikëshi, Chicago renditet në vendin e nëntë në Konferencën e Lindjes.