Nuk munguan tensionet në El Clasico, të gjithë lojtarët u përfshinë në përleshje

Ndeshja e njohur si El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit e zhvilluar në Las Vegas në mëngjesin e sotëm (e diel) nuk ka përfunduar pa tensione.

Barcelona ka fituar El Clasicon e parë të sezonit ndaj Real Madridit me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në ‘Allegiant Stadium’.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 27-të me anë të Raphinhas, i cili shënoi një supergol nga distanca për 1-0.

Megjithatë, përveç aksioneve të rrjedhshme dhe rasteve të krijuara, jo gjithçka shkoi mirë në këtë El Clasico.

Ndeshja u përshkua edhe me tensione dhe rasti që vlen të permendet është ai i fundit të pjesës së parë.

Të gjithë lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje apo tollovi në krijuar pas minutës së 42-të.

E gjitha erdhi pas një ndërhyrje të Sergio Busquets e pastaj të Jordi Alba gjatë një sulmi të Rodrygo Goes, me brazilianin që reagoi me zemërim dhe bëri që të krijohet një tollovi e madhe.

Megjithatë, gjithçka përfundoi pa ndonjë ekses të madh dhe vetëm Alba përfundoi i ndëshkuar me të verdhë shkaku i ndërhyrjes. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *