Edhe La Liga i gëzohet rikthimit të Muriqit, e bën një postim për “Piratin e Kosovës”

Vedat Muriqi do të bëhet sot futbollist i ri i Mallorcas.

Klubi spanjoll më në fund arriti marrëveshje me Lazion për transferimin e sulmuesit kosovar.

Prizrenasi kishte lënë mbresa të mira në periudhën gjashtëmujore sa luajti në klubin ishullor, të cilin e shpëtoi pa rënë nga liga me 5 gola të shënuar dhe me 3 asistime të bëra për shokët në 16 paraqitje.

28 vjeçari ishte shpesh pjesë e postimeve të klubit spanjoll, por edhe të vetë La Ligas.

E “Pirati”, siç e quajnë në Spanjë, e ka gëzuar edhe ligën spanjolle, e cila e ka bërë një postim për përfaqësuesin kosovar në rrjetet sociale, duke e kujtuar eksperiencën e tij në pjesën e dytë të sezonit 2021/22, ndërsa shkruan se Mallorca e kishte të domosdoshme ta kishte në ekipin e saj një “Pirat”.

Muriqi do t’i bashkohet sot ekipit në stërvitje dhe shpejt do ta nënshkruajë kontratën me Mallorcan.

Ai ishte pranë transferimit në Club Brugge, por nuk i kaloi vizitat mjekësore në klubin belg.

Tash, Muriqi do të mundohet ta vazhdojë formën solide që e shfaqi në La Liga për ta ndihmuar Mallorcan në arritjen e objektivave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *