Skuadra e Mallorcas ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Vedat Muriqit.
Pas problemeve që kishte Vedat Muriqi me kalimin tek Club Brugge, duket se e ardhmja e tij do të jetë në La Liga, tek klubi i Mallorcas, ku ishte i huazuar edicionin e fundit.
Sipas ekspertit të merkatos, Di Marzio, Lazio ka kompletuar transferimin e përhershëm të Muriqit te Mallorca.
Një negocim që do të sjellë rreth 9.3 milionë euro në arkën e klubit italian.
Muriqi pritet të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare.
#Calciomercato | @OfficialSSLazio, fatta per la cessione di #Muriqi al #Mallorca ?https://t.co/9Ujfuxisfv
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 20, 2022